Futboll La Liga

Barcelona fiton me goleadë ndaj Deportivos, shkëlqejnë Suarez e Paulinho

Barcelona e ka mposhtur 4:0 Deportivon, për të shkuar në 11 pikë diferencë me Real Madridin.

Luis Suarez dhe Paulinho e kanë ndihmuar Barcelonën të shkatërrojë Deportivon në “Camp Nou”, duke shënuar nga dy gola, ku katalunasit fituan 4:0.

Në këtë ndeshje bëri paraqitje të mrekullueshme edhe Lionel Messi, duke goditur tri herë shtyllën, teksa kishte mundësinë të shkruante emrin në listën e golashënuesve, por goditjen nga pika e bardhë ia ndali portieri mysafirë, Ruben Martinez, në minutën e 70’të.

Pas kësaj fitore, Barcelona ka grumbulluar 42 pikë, 11 më shumë se Real Madridi.

Por, ekipi i Zinedine Zidane ka një ndeshje më pak të zhvilluar për shkak të Kupës së Botës për Klube, trofe që e solli në Madrid, pasi triumfoi në finale 1:0 ndaj Gremios me golin e Cristiano Ronaldos.

Related posts

COVID-19/ Kaos me Atalantën e Gjimshitit, tamponët mbajnë peng ekipin në Bergamo

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Nga futbolli në aktrim, lojtari brazilian i habit të gjithë me simulimin në fushë (VIDEO)

Delo.autor

DO TË SFIDOJNË KUQEZINJTË/ Flet Ranieri: Kualjarela për ne, si Ibrahimoviç për Milanin

Delo.autor

Leave a Comment