Futboll La Liga

City i shpall ‘luftë’ Barcelonës, nisin kontaktet me Griezmann

Raportohet se Manchester City ka pasur një kontakt me sulmuesin e Atletico Madrid, Antoine Griezmann, rreth një kalimi të mundshëm të francezit në “Etihad Stadium”, në fund të sezonit. Griezmann ishte shumë pranë kalimit te Manchester United, gjatë verës së kaluar, por marrëveshja nuk u arriti sepse Atletico Madrid mori një “embargo” nga FIFA në merkato dhe u detyrua të mbante në skuadër francezin. Për në janar kjo “embargo” nuk do të jetë më dhe Atletico do të zyrtarizojë blerjen e Diego Costa, duke i hapur rrugën largimit të Griezmann në qershor, ashtu si duket se kanë rënë dakord të dyja palët.

Shtypi francez shkroi në fillim të kësaj jave se Barcelona e kishte arritur marrëveshjen në parim me futbollistin dhe po bëhet gati të paguante 90 milionë euro te Atletico Madrid, por gazeta katalanase “Sport”, sot ka shkruar se Manchester City ka biseduar me futbollistin dhe ai do të ishte gati të vihej nën urdhrat e Pep Guardiola. Kësisoj, pas Manchester United dhe Barcelonës, duket se edhe City ka hyrë në garën për të marrë shërbimet e 26-vjeçari. Griezmann ka shënuar vetëm 3 gola në 13 ndeshje të luajtur me Atletico Madrid në këtë sezon dhe ka një vlerësim 80 milionë euro në “Transfermarkt”.

Related posts

Iniesta: Çdo ditë e më afër skuadrës

Q.Autor

Philpp Lahm nuk e përjashton mundësinë e një rikthim te Bayern

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Messi shtyn Icardin në Serie A, ironi e fatit: Interi mund ta ndihmojë

Delo.autor

Leave a Comment