Futboll La Liga

Barcelona/ Iniesta flet për merkaton: Ja përforcimet që na duhen

Mesfushori i Barcelona, Andres Iniesta, ka diskutuar për blerjet e mundshme të klubit katalanas gjatë merkatos së janarit. Kur u pyet në lidhje me Philippe Coutinho dhe Yerry Mina, Iniesta e bëri të qartë se ata do të ishin përforcimet e duhura. “Unë mendoj se do të ishin dy përforcime shumë të rëndësishme për skuadrën tonë. Coutinho dhe Mina janë të mirëpritur,” – tha mesfushori.

“Nëse klubi dëshiron të përforcojë mesfushën e mbrojtjen, mendoj se duhet të investojë. Këta futbollistë duhet të jenë të mësuar me presionin e të luajturit në një skuadër të madhe. Blerja e tyre është e vështirë, por unë mendoj se do të ishin dy përforcime të mëdha,” – shtoi Iniesta. Më e lehtë duket blerje e mbrojtësit Mina nga Palmeiras për 10 milionë euro, ndërsa Liverpool po bën rezistencë për Coutinho.

Related posts

Europa mban ‘frymën’, sot përcaktohen 2 çerekfinalistet e fundit në Champions

Q.Autor

DYSHIME SE NUK PO DREJTON ME DORË TË HEKURT/ Poçetino në hall te PSG-ja, lojtarët nuk besojnë te aftësitë e tij

Delo.autor

Guardiola shfaqet skeptik: City nuk mund të fitojë 4 trofe këtë sezon

Q.Autor

Leave a Comment