Futboll

MONACO/ Fabinho jep lajmin e bujshëm: Ky është sezoni im i fundit

“Ylli” i Monaco, Fabinho, pritet të largohet nga kampionët në fuqi të Ligue 1, përpara se të fillojë sezoni i ardhshëm. Futbollisti i kombëtares braziliane është kërkuar nga disa klube në merkato, mbi të gjithë nga Manchester United.

Gjithsesi, gjatë verës së kaluar, Monaco zgjodhi të mbante edhe për një sezon Fabinho në ekip duke parë largimet e Bernardo Silva, Tiemoue Bakayoko, Benjamin Mendy dhe Kylian Mbappe. Tani ka ardhur radha e tij që të vazhdojë karrierën në një klub më të madh.

“Nuk kam ndërmend të largohem në janar. Kam pasur kontakte me klube të tjera, por kam vendosur të qëndroj te Monaco, pas një bisede që pata me drejtuesit. Gjithsesi, ky do të jetë sezoni im i fundit me Monaco. E kam vendosur dhe nuk do të ndryshoj mendim.

Tani do të mendoj vetëm për futbollin e luajtur dhe para se të fillojë sezoni i ardhshëm do të kem ndërruar ekip,” – deklaroi Fabinho para se të nisej për në Saint-Etienne, ku Monaco do të luajë ditën e premte për Ligue 1.

Related posts

EURO 2020/ Pësoi 4 gola në transfertë, jep dorëheqjen trajneri i kombëtares ballkanase…

Delo.autor

“U GODIT ME NJË GUR NJË GUR HOKEJI NË GJOKS”/ Ish-pornostarja publikon pamjet e operacionit, doktori: Implanti të… (FOTO+VIDEO)

F.autor

Seedorf: Gattuso e ka rikthyer në nivele te larta Milanin

Sadik.Autor

Leave a Comment