Futboll La Liga

Barcelona kërkon të thyejë rekordin e Real Madridit

25 ndeshje pa humbje, Barça i është vënë pas rekordit të Realit.

Në sezonin që lamë pas, Real Madridi arriti në 40 ndeshje pa humbje, duke thyer rekord historik në Spanjë në një sezon historik për Los Blancos, që për herë të parë fituan La Ligan dhe Championsin si dhe pesë trofe në një sezon të vetëm.

Atë që bëri Zidane me Realin po tenton të bëjë Ernesto Valverde me Barcelonën.

Barcelona e nisi keq sezonin duke pësuar dy humbje brenda tre ditëve nga Real Madridi, për ta humbur Superkupën e Spanjës, por që nga atëherë, katalunasit po shkelin këdo që i del para.

Fitorja kundër Real Madridit ishte e 25 me radhë në të gjitha garat, prej tyre pesë barazime.

Synimi tani është rekordi i Realit, 40 ndeshje pa humbje. Duke parë formën e Barcelonës, ky rekord është lehtësisht i arritshëm.

Related posts

Nuk kanë fund telashet për Zidanen, merkatoja e verës del ‘skarco’

Q.Autor

FINALJA/ Inter pëson të tretin, Sevilla realizon me ndihmën e Lukaku-t

Delo.autor

DISFATA NË “KUPËN E MBRETIT”/ Plas GALLATA me Modric, ja FOTO sa 1000 fjalë

Delo.autor

Leave a Comment