Futboll Premier League

Batshuayi nuk bind tek Chelsea, 5 skuadra në garë për shërbimet e tij

Sulmuesi belg, Michy Batshuayi duket se do të largohet nga Chelsea qysh në afatin kalimtar të janarit.

Hapësirat e pakta nën drejtimin e Antonio Contes, kanë bërë që belgu të kërkoj largimin.

24-vjeçari po kërkon që të marrë pjesë në Kampionatin Botëror me Belgjikën dhe dëshiron të luajë sa më shumë.

Kësisoj Chelsea ka vendosur që ta huazojë lojtarin për gjashtë muaj në mënyrë që të ketë më shumë hapësira për të luajtur.

E në garë për t’i fituar shërbimet e sulmuesit janë pesë skuadra të ndryshme evropiane.

Newcastle është nga kampionatin anglez, Napoli në Itali, Sevilla në Spanjë, Marseille në Francë dhe Borussia Dortmund në Gjermani.

Ish-anëtari i Marseilles do të zgjedh njërën nga pesë skuadrat e lartpërmendura për tu huazuar për gjashtë muaj.

Batshuayi këtë edicion ka zhvilluar vetëm 15 ndeshje në të gjitha garat me Chelsean, ku në shumicën prej tyre është inkuadruar në pjesën e dytë.

Ai ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar një asistim me fanellën e kampionit aktual të Anglisë.

Related posts

ARRIHET AKORDI/ Inter i bën nder Milanit, Lampard konfirmon transferimin zikaltër

Delo.autor

HYSAJ TEK CHELSEA/ Avokati i Napolit ia pret shkurt ekipit anglez

Isa.Autor

 CANA ka anembanë botës fansa, tifozi POLAK emocionon legjendën KUQEZI (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment