Champions League

Shorti ndaj Chelseas, vjen reagimi i parë nga Valverde

Barcelona në 1/8-at e finaleve të Ligës së Kampionëve do të luajë ndaj Chelseat dhe kjo përballje shihet si shumë e vështirë nga trajneri i skuadrës katalanase, Ernesto Valverde.

Megjithatë, spanjolli thotë se do të luajnë kundër kampionit aktual të Anglisë dhe kjo është motivuese për lojtarët e tij.

“Ishte një short i vështirë për ne, por e dinim se nuk do të ishte e lehtë, për shkak se kishte skuadra të mëdha”, tha fillimisht Valverde për “Barca TV”.

“Chelsea është kampion aktual i Premierligës dhe ne do të takohemi me ta me entuziazëm, sepse do të jenë dy ndeshje të bukura dhe motivuese”, theksoi tekniku i Barcelonës.

Related posts

E vështirë por jo e pamundur, PSG-ja e ka përmbysur dikur një disavantazh 3-1 ndaj Real Madridit

Q.Autor

Bukë me vete/ Zbuloni ushqimet që do marrin në çanta futbollistët e Real Madridit

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Real Madrid mposht Interin dhe mbyll grupin në vendin e parë

Delo.autor

Leave a Comment