Bundesliga Futboll

Bayern-Dortmund, në Gjermani luhet finalja e parakohshme

Vëmendja kryesore në futbollin e mesjavës do të jetë në Gjermani, aty ku rezervohet super-përballja Bayern i Mynihut -Borussia Dortmund, takim i vlefshëm për fazën e 1/8 të Kupës së Gjermanisë.

Bavarezët po gëzojnë një formë më të mirë se sa rivali i tyre, me verdhezinjtë që në kampionat kanë rigjetur rrugën e suksesit në dy javët e fundit që pas ardhjes në krye të stolit të austriakut Peter Shtoger.

Konsiderohet një finale e parakohshme edhe për faktin se Dortmundi është fituesi në fuqi i Kupës së Gjermanisë, pasi në finalen e sezonit të kaluar pikërisht përballë Bayernit arriti të fitonte me rezultatin 3-2.

Gjithsesi në Superkupën e Gjermanisë, kampionët në fuqi arritën të trimfonin 4-5 me 11-metërsha, pasi koha e rregullt dhe shtesa ishte mbyllur 2-2.

Misioni për të mbrojtur trofeun këtë herë duket shumë i vështirë por jo i pamundur. Kjo sfidë do të luhet në “Allianza Arena” në orën 20:45.

Related posts

NË PORTUGALI JANË TË BINDUR/ Cristiano Ronaldo dhe Georgina nuk janë më bashkë, ndarjen do ta shpallin së shpejti

F.autor

SOT SHQIPËRI-LITUANI/ Kuqezinjtë, për 3 pikët e radhës

Delo.autor

KANE REALIST: Belgjika ishte më mirë, u munduam por pa rezultat

Isa.Autor

Leave a Comment