Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

TURNEU MIQËSOR INTERNATIONAL/ Kombëtarja U-16 e Elvis Beqirit mposht Bjellorusinë

Shqipëria nën 16-vjeç e drejtuar nga Elvis Beqiri, ka fituar 1-0 kundër Bjellorusisë, duke e nisur me këmbën e djathtë turneun miqësor Internacional U-16, që është duke u zhvilluar në Turqi.

Formacioni që zbritën në fushë lojtarët shqiptar ishte: Abazaj, Pano, Kurbasha, Neziri, Kote, Kreka, Stafa, Halili, Bajraktari, Çereni.

Loja ka nisur me ritëm nga të  dyja skuadrat, që ishin duke kërkuar golin. Por në minutën e 39-të ishin djemtë shqiptarë,  të cilët kaluan në avantazh me golin e shënuar nga Bajraktari.

Pjesa e dytë nisi shumë e vrullshme me bjellorusët, të cilët kanë tentuar të mbyllin skuadrën e Beqirit në portë dhe përfaqësuesen tonë, që ka luajtur me kundërsulme. Goli nuk erdhi për Bjellorusinë dhe fitorja ka shkuar për skuadrën shqiptare.

Ndeshja e ardhshme tani do te jetë ajo e nesërmja, ku përballë 16-vjeçarëve shqiptarë do të jetë Turqia, në orën 16:00.

Related posts

E BUJSHME NË SPANJË/ Barcelona zemërohet me yllin e ri të ekipit, gjithçka për faj të…

Delo.autor

NJË GODITIJE E RËNDË PËR BARCELONËN/ Dembele skualifikohet me 2 ndeshje, humbet…

Delo.autor

NDESHJA NDAJ TORINOS/ “Kuqezinjtë” me shirit të zi në krah për Kobe Bryant (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment