Bundesliga Futboll

Bayerni gjithnjë më afër Wagnerit

Sulmuesi i Hoffenheimit, Sandro Wagner, së shpejti do të bëhet lojtar i Bayern Munichut.

Drejtuesit bavarezë mësohet se kanë arritur marrëveshjen me homologët e Hoffenheimit për transferimit e 30-vjeçarit të Kombëtares Gjermane te kampionët e Bundesligës.

Wagner do t’i kushtojë Bayernit 12 milionë euro dhe do të firmosë një kontratë të vlefshme deri në vitin 2020.

Gjatë këtij sezoni, sulmuesi 1.94 metra i gjatë është aktivizuar në 11 ndeshje në Bundesligë dhe ka realizuar katër gola.

Ai në të kaluarën ishte pjesë Herthas dhe Werder Bremen. Ndeshja e ardhshme e Bayernit në Bundesliga është ndaj Leverkusenit.

Related posts

Malcolm po bëhet gati për transferim në Ligën Premier, mëson në heshtje gjuhën angleze

Q.Autor

RASTE TË SHUMTA NË “EL CLASICO”/ Real Madridit i mohohen 2 penallti në 2 minuta (FOTO)

Delo.autor

FESTË SË BASHKU ME BASHKËSHORTET/ Lojtarët e skuadrës së njohur rrezikojnë të ndëshkohen

Delo.autor

Leave a Comment