Futboll Seria A

Benatia: Jam i lumtur që shënova ndaj ish-klubit

Juventus ka arritur të triumfojë në derbin e radhës në Serie A.

Bardhezinjtë rrëmbyen tre pikë në saje të fitores kundër skuadrës së Romës me rezultat 1-0.

Pas takimit ka folur edhe ish-mbrojtësi romak, Medhi Benatia i cili ishte i lumtur që golin që e realizoi i solli triumfin kampionëve italian.

 “Jam i kënaqur, sepse Roma po luan mirë dhe është njëri prej rivalëve tonë për titull. Të shënoj kundër ish-bashkëlojtarëve është kënaqësi, dhe sigurisht se kam miq aty për të cilët kujdesem”.

“Me këtë qëndrim mund të arrijmë shumë në këtë sezon”, ka thënë Benatia për Mediaset Premium.

Pas kësaj, Juventus së pozitën e dytë të renditjes tabelore italiane me 40 pikë, ndërsa Roma që ka një ndeshje më pak ka 38 pikë dhe gjendet në vendin e katërt. 

Related posts

MIQËSORJA/ Rival i “panjohur”, JORDANIA sfidon kuqezinjtë me REKORDE

Isa.Autor

​E PABESUESHME/ Barça më në fund e pranon se Neymari mund të kthehet në klub

Isa.Autor

SFIDA NDAJ KOSOVËS PËR “QATAR 2022″/ Mbrojtësi Mavropanos: E dimë se me kë do të përballemi dhe…

Delo.autor

Leave a Comment