Ish-trajneri i Manchester United, Louis van Gaal i ka sugjeruar mbrojtësit holandez, Daley Blind që të largohet nga “Old Trafford”, për tu transferuar te Barcelona. Asi i Manchester United, tashmë konsiderohet si një objektiv i mundshëm i Barcelonës, me të ardhmen e tij të pasigurtë te “Djajtë e Kuq”.
Futbollisti i përfaqësueses së Holandës, ka qenë pjesë e klubit që nga viti 2014, por edhe gati pas katër vitesh, pozicioni i tij më i mirë mbetet ende një mister. Barcelona e kërkon Blind si një zëvendësim të mundshëm të Javier Mascherano, që pritet të transferohet për në Superligën kineze. Pikërisht në këto kushte, ish-trajneri i United, Van Gaal i ka sugjeruar holandezit që të largohet nga klubi aktual, për tu transferuar në “Nou Camp”, nëse do t’i ofrohet mundësia.

Mendoj se Daley do të përshtatej shumë mirë te Barcelona. Niveli dhe stili i lojës së tij përshtatet më shumë në Spanjë se në Angli. Ai mund të luajë si qendërmbrojtës, si mesfushor mbrojtës, ose mbrojtës i majtë. Daley mund të bëjë gjithçka”, deklaroi Van Gaal për mbrojtësin e Manchester United, Daley Blind.
