Futboll Shqipëri Sport

ASISTOI TEK GOLI/ Kale: Objektivi i Flamurtarit është Europa, ja si e përjetova mungesën e gjatë

Futbollisti brazilian u rikthye të luajë pas plot 4 muajsh mungese për shkak të problemeve me dokumentacionin. Në prononcimin për “Supersport” futbollisti i Flamurtarit u shpreh:

A ja ka vlejtur pritja 4 muaj për të bërë këtë paraqitje?

Jam shumë i lumtur. Nuk kam pasur dëmtime më përpara. Kam qenë në gjendjen optimale. Unë jam i lumtur kur janë në fushë, nuk kanë të bëjnë as paratë, janë diçka e rëndësishme. Por nuk janë gjithçka.

Objektivat e Flamurtarit?

Objektivi i vetëm për momentin është të qëndrojmë në zonën Europiane. Nuk mund të flasim për titullin kampion, por do t’i marrim ndeshjet 1 nga 1 dhe të shohim ku do të jemi.

Si e ke zgjidhur problemin e kohës kur skuadra ishte në ndeshje?

Kjo kohë ishte e vështirë. Qëndroja në tribunë. Është një moment shumë i vështirë dhe i keq për një futbollist. Jam stërvitur gjatë gjithë javës. Kam pritur momentin, është diçka magjike kur zbret në fushë. Duhet të japësh maksimumin për ekipin për vete për fansat. Ne luajmë për tifozët. Duhet të përligjim interesin e tyre.

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Barcelona kryen transfertën e madhe në verë me yllin…

Delo.autor

E PABESUESHME/ Arrihet marrëveshja me Milinkovic-Savic, do të bëhet “top player”

Isa.Autor

ZYRTARE/ Pështyu vajzën, ‘Sky Sports’ largon nga puna Jamie Carragher

Q.Autor

Leave a Comment