Futboll Premier League

Gabriel Jesus arrin marrëveshjen, rinovon me Manchester City-n

Gabriel Jesus ka arritur marrëveshjen me Manchester Cityn për kontratë të re, pas më pak se një vit nga kalimi i tij në “Etihad Stadium”.

Braziliani 20-vjeçar ka gëzuar fillim fantastik të karrierës në City saqë Sergio Aguero, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në City, nuk e ka më të sigurt vendin e startuesit në skuadrën e Pep Guardiolas, transmeton Express.

Sulmuesi brazilian nënshkroi me Cityn nga Palmeiras në verën e vitit 2016, por iu bashkua “Të kaltërve” në janar të 2017-s.

Shumë shpejt, Jesus do t’i fitojë 170.000 euro në javë në nivel bazik, që është më shumë se dyfishi i asaj që braziliani e fiton momentalisht.

Kjo shifër do të rritet me një numër bonusesh që lidhen me performancat e tij, si numri minimal i ndeshjeve të luajtura në një sezon dhe bonuse nëse City fiton trofe.

Kontrata e tij e re skadon në vitin 2023.

Related posts

SHTANGET BOTA E FUTBOLLIT/ Vdes në moshën 23-vjeçari ish-lojtari i Millwall…

Delo.autor

PAS DËMTIMIT TË ZANILOLOS/ Dy shqiptarë në “radarët” e Romës, ja emrat

Delo.autor

104 mln euro për Dybala, oferta e çmendur vjen nga një klub surprizë

Sadik.Autor

Leave a Comment