Futboll La Liga

Ronaldo shkakton ankth dhe frikë, ja çfarë po ndodh në stërvitje…

Kur kanë mbetur edhe 72 orë nga “El Clasico” në kampin madrilen vazhdon të mbizotërojë ankthi pasi Cristiano Ronaldo ndjen dhimbje në këmbën e tij të djathtë.

Ditën e sotme portugezi ka vijuar stërvitjen i diferencuar nga lojtarët e tjerë të “Los Blancos”, shkruan e përditshmja katalanase “Mundo Deportivo”.

“Në mungesë të një deklarate mjekësore, nuk ka informacione nëse dëmtimi është serioz apo jo. Ronaldo mund ta nisë ndeshjen si titullar, por asgjë nuk është e sigurt pasi raportohet që portugezi ndjen dhimbje…E sigurt është që ai nuk do jetë në 100% e tij më të mire”, shkruan “Mundo Deportivo”.

Kujtojmë që Karim Benzema i është bashkuar grupit dhe do të jetë gati për përballjen e së shtunës kundër Barcelonës.

Çfarë ndodhi në finalen e Kupës së Botës për Klube?
Ishte ish-lojtari i Mallorcas, aktualisht kapiteni i Gremios, Geromel ai që bëri këtë ndërhyrje dhe që nuk u ndëshkua aspak nga gjyqtari i finales pavarësisht se Cristiano i tregoi gjyqtarit pasojat e ndërhyrjes nga mbrojtësi brazilian.

Related posts

LIVE/ DZEMAILI kalon në epërsi Zvicrën me një gol spektakolar (VIDEO)

Isa.Autor

I BEFASUAR NGA ALLEGRI DHE CR7/ Ylli i Juventusit: Nuk kisha luajtur kurrë kështu, plani i tij ka…

Delo.autor

ME SHAKA I DREJTOHET ALLEGRIT/ Masimo Ferrero: Edhe sot ju ndihmoi Shën By**a

Delo.autor

Leave a Comment