Futboll Premier League

(FOTO) Fitorja e Arsenal ndaj Crystal Palace, ja notat e Mustafit dhe Xhakës

Mustafi ka shënuar gol në fitoren 3:2 të Arsenalit kundër Crystal Palace dhe për këtë është vlerësuar si i dyti më i mirë, pas Alexis Sanchez.

Arsenali e ka mposhtur 3:2 skuadrën e Crystal Palace ku shënoi gol edhe shqiptari, Shkodran Mustafi.

Mustafi e hapi serinë e golave në minutën e 25’të. Barazoi në 1:1 në minutën e 50’të Andros Townsend, ndërsa me dy gola të shpejtë (62’ dhe 66’), Alexis Sanchez e vendosi fitoren e “Topçinjve”, pasi vendasit nuk i ndihmoi as James Tomkins që shënoi për 2:3 në minutën e 90’të.

Lojtari më i mirë u vlerësua Sanchez, pas tij Shkodran Mustafi.

Në këtë ndeshje nga fillimi luajti edhe Granit Xhaka, që u zëvendësua në minutën e 87’të për shkak të një shqetësimi të vogël. Ai u vlerësua me notën për paraqitjen në këtë ndeshje.

Arsenali ka grumbulluar tani 37 pikë dhe gjendet në pozitën e gjashtë.

Related posts

“Ylli” i Serie A “harron” futbollin, pushime të nxehta me bashkëshorten e tij (FOTO)

Sadik.Autor

“TËRMET” 7 BALLË NË “ANFIELD”/ Kampionët e Anglisë mposhtin me goleadë Crystal Palace dhe shkëputet në krye

Delo.autor

JANARI PO AFRON/ Merkato ofron një super ekip me kosto zero

Isa.Autor

Leave a Comment