Futboll Premier League

Premier League/ Rooney: Nuk jam i impresionuar, City nuk është në mesin e më të mirëve

Ish-ylli i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, nuk mendon se skuadra e Pep Guardiolas do të jetë në gjendje të mbetet e pamposhtur deri në fund të sezonit, e as nuk beson se është në mesin e skuadrave më të mira ndonjëherë.

Tani sulmuesi i Evertonit, Rooney thotë se Manchester City nuk është në mesin e skuadrave më të mira në histori të Premier Ligës.

Fitorja 4-1 ndaj Tottenhamit në shtunën në mbrëmje nënkuptoi se skuadra e Pep Guardilas mbetet skuadër e pamposhtur dhe e para në renditjen tabelore me 14 pikë epërsi.

City i ka shënuar 16 fitore radhazi në Premier Ligë, gjë që përbën rekord në këtë ligë, por kjo s’i ka lënë mbresa Rooneyt.

“Nuk jam i sigurt se City ka arritur aty “në mesin e më të mirëve”. Do t’i duhet të vazhdojë të fitojë dhe të bëjë më shumë”, ka thënë Rooney për TalkSPORT.

“Ka pasur shumë skuadra të mëdha ndër vite në Premier Ligë. Skuadra e City duhet të fitojë trofe dhe duhet ta bëjë këtë për një kohë të gjatë për t’u futur në të njëjtën kategori “me skuadrat më të mira në histori”, ka shtuar Rooney.

Sulmuesi anglez ka theksuar se skuadra më e mirë në histori të Premier Ligës ishte ajo e Manchester United nga viti 2008.

Related posts

Nuk është Barcelona e as Real, Griezman transferohet në Serie A

Sadik.Autor

Berisha dhe Strakosha, dy nga tri pritjet më të jashtëzakonshme ne Seria A

Sadik.Autor

SPECIALE/ Botërori 1950: Uruguai bën të qajnë 203 mijë tifozë në “Hiroshimën e Brazilit”

Sadik.Autor

Leave a Comment