Futboll La Liga Sport

BARCELONA-REAL MADRID/ “El Clasico” vjen më i zjarrtë se kurrë, gati për të pushtuar Spanjën

“Countdown”-i për duelin që ndan Spanjën në dy pjesë ka filluar, El Clasico vjen më i zjarrtë se kurrë, këtë të mërkurë, në orën 20:00, në “Camp Nou”. Ekuilibër total sa u përket pikëve të grumbulluara, 35 për secilën skuadër, dhe për më tepër në takimet e fundit, si Reali ashtu dhe Barcelona nuk shkuan dot më shumë sesa barazimi, respektivisht kundër Valencias 1-1 dhe Real Sociedadit 2-2.

Barazi totale sa u përket edhe golashënuesve. Në kampionat, Benzema në kuotën e 12 finalizimeve, po aq sa edhe Lionel Messi.

Për herë të parë pas 87-vitesh Barcelona vjen në El Clasico me statistika më pozitive se rivali I përjetshëm në ndeshjet direkte. Në të gjitha kompeticionet, Barça regjistron 96 fitore, kundrejt 95 të madrilenëve.  Hera e fundit kur “blaugranat” kishin statistikat më të mira se Reali në përballjet direkte ka qenë në vitin e largët 1932.

Fituesi i kësaj sfide sigurisht që do të vendosë një gur themeli drejt titullit kampion në La Liga, edhe pse jemi ende shumë xhiro larg fundit. Në të tilla kushte, vështirë se skuadrat do të kënaqeshin me 1 barazim.

Kërcënimi kryesor për portën e “Los Blancos” është Lionel Messi. Argjentinasi i ka shënuar 26 gola në total kundërshtarit të ardhshëm. Messi do të luajë për herë të 42-të në El Clasico, duke barazuar rekordin e Xavit. Ndërkohë në kampin e Realit, që prej largimit të Ronaldos, Karim Benzema duket se është rikthyer në ditët e tij më të mira.

Related posts

LIVE/ Liga e Kampionëve: Mbyllen pjesët e para, Roma e Valencia në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

“KATAR 2022″/ Lajm i keq nga Franca, mesfushori Laçi nuk lejohet të grumbullohet me Kombëtaren, ja shkaku…

Delo.autor

Pochettino i magjepsur nga Kane: Kush është më i mirë se ai?

Q.Autor

Leave a Comment