Futboll Seria A

Buffon tradhëtohet nga kamerat, kapet mat duke folur për të ardhmen

Gigi Buffon, që dje nuk luajti për Juventusin në ndeshjen ndaj Interit, mund të vazhdojë të luajë futboll edhe në fund të këtij sezoni, ndryshe nga sa pak deklaruar për një tërheqje të mundshme të tij nga ky sport. Dje, portieri legjendar i Italisë dhe kombëtares “azzurre”, ka qenë në fushë para fillimit të takimit dhe ka takuar drejtorin sportiv të ekipit ziklatër Piero Ausilio dhe është kaupr mat nga telekamerat.

Edhe pse ai ka mbajtur dorën në gojë, për të mos u kuptuar ajo që thoshte, kamera që ndodhej në kahun tjetër ka regjistruar gjithçka dhe nga lëvizja e buzëve është kuptuar diçka e rëndësishme në lidhje me të ardhmen e tij. “E ndiej veten sërish të rëndësishëm për këtë klub, ndaj nëse ata dëshirojnë që të vazhdoj…”, ka qenë komenti i Buffon, që i referohet mundësisë që të vazhdojë të luajë futboll edhe pas përfundimit të këtij sezoni.

Buffon duke folur me Piero Ausilio dje para Juventus-Inter

https://www.youtube.com/watch?v=_nBLUbJzqY0

Related posts

“ËSHTË ENDE HERËT QË TË RIKTHEHEMI”/ Bale: “La Decima” më e preferuara, ja me cilën skuadër jam tifoz

Delo.autor

Të gjithë në “ajër”, ja kush ikën dhe kush rinovon te Flamurtari

Sadik.Autor

MILANI BË TJETËR “GODITJE” NË MERKATO/ Transferon lojtarin e talentuar (FOTO)

F.autor

Leave a Comment