Futboll Sport

E PËRJASHTOI NGA SKUADRA/ Sulmuesi i shënon ish-ekipit të tij dhe nuk përmbahet ndaj trajnerit (VIDEO)

Një ngjarje e ndodhur në Ligën e Dytë angleze ka nisur të bëjë xhiron e internetit, nga një episod në sfidën mes Njuportit dhe Morkamb.

Kevin Elison gjeti rrugën e rrjetës për Njuportin, pikërisht ndaj ish-skuadrës së tij, ku ai luajti në sezonin e kaluar. Ishte trajneri i Morkambit që kërkoi largimin e sulmuesit, i cili mendoi të hakmerret për këtë që i bënë.

Pasi shënoi gol, sulmuesi veteran feston me të madhe, teksa shkon i bërtet në fytyrë trajnerit Derek Adams, me këtë të fundit që nuk reagon fare. Duket se Elison nuk e ka harruar kohën e vështirë që kaloi te Morkambi, ku trajneri aktual i tyre shkoi deri aty sa e vendosi të stërvitej veçmas ekipit.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Partizani-Maribor, trajneri GEGA befason me formacionin zyrtar

Isa.Autor

ATLETICO MADRID ME 5 “YJE”/ Fitore e thellë ndaj Valladollid

F.autor

E BUJSHME/ E zbulon trajneri i skuadrës italiane: Ibra me telefonoi dhe do largohet nga Milani…

Delo.autor

Leave a Comment