Futboll

Capello: Ibrahimovic nuk dinte të gjuante kur erdhi në Juventus

Zlatan Ibrahimovic nuk dinte të gjuante në ditët e para të tij si lojtar i Juventusit, sipas trajnerit të mirënjohur italian, Fabio Capellos.

Tani sulmuesi i Manchester United, Ibra iu bashkua “Zonjës së vjetër” në vitin 2004 nga skuadra e Ajaxit.

Por, ish-trajneri i Anglisë, Fabio Capello – i cili ishte trajneri i Juventusit gjatë kohës sa Ibrahimovic ishte pjesë e gjigantit italian – pohon se superyllin suedez nuk ishte i mirë në gjuajtje.

“Kur mbërriti në Juventus, Ibrahimovic nuk ishte i mirë në gjuajtje. Mino Raiola më thoshte: ‘Zlatan është shumë i fortë; ai ua thyen duart portierëve’”, ka thënë Capello.

Përkundër arritjeve të tij të mëvonshme, Capello ka thënë se Ibrahimovic nuk mund të krahasohet me brazilianin Ronaldo, me të cilin italiani punoi më vonë në karrierën e tij në Real Madrid.

“Lojtari më i mirë që e kam stërvitur ishte Ronaldo. Fatkeqësisht e takova në fund të karrierës së tij, kur peshonte 94g”, ka thënë Capello.

Related posts

SERIE A/ Spalletti e do në skuadër, Interi i ofron rinovimin Joao Mirandës

Sadik.Autor

REAL MADRID-SHAKHTAR DONETSK/ Ancelotti i beson treshes së sulmit Vinicius-Benzema-Vazquez (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

DEL KUNDËR KRIJIMIT TË SUPER LIGËS/ Ylli i Serisë A: Njerëzit po vdesin dhe ata mendojnë të marrin 100-150 milionë në b…

Delo.autor

Leave a Comment