Futboll Premier League

Chelsea/ Conte: Nuk duhet t’i shesim më të mirët

Conte shpreson t’i ketë në skuadër Courtoisin dhe Hazardin edhe për shumë vite.

Antonio Conte insiston se Chelsea nuk duhet t’i shesë më të mirët dhe ndër ta janë edhe Thibaut Courtois dhe Eden Hazard, që të dy lidhen me një kalim te Real Madridi.

Madje Hazard tashmë mund të quhet si punë e kryer, pasi babai i lojtarit haptazi deklaroi se kanë refuzuar ofertën e Chelseat dhe se po presin ndonjë reagim nga Madridi, pasi Hazard dëshiron të luajë në ekipin e Zinedine Zidane.

“Po flasim për dy lojtarë shumë të rëndësishëm për ne”, tha Conte.

“Do të ishte shumë e rëndësishme që ata të qëndronin me ne për të vazhduar luftën për ndonjë titull të rëndësishëm”, shtoi ai.

“Ne duhet të tentojmë të forcojmë skuadrën dhe jo të shesim lojtarët më të mirë”.

Related posts

RRËFEN TRADHTINË E WANDAS/ Maxi Lopez: Më telefonon kur Icardi është në grumbullim

Delo.autor

DUAN SUPERLIGËN/ Egnatia tregon muskujt dhe ndal Lushnjën në shtëpi

Isa.Autor

KUJTON TRIUMFIN E BOTËRORIT 2006 ME ITALINË/ Marcelo Lippi: Si u treguam të pasmet gjermanëve para fitores

Delo.autor

Leave a Comment