Futboll La Liga

Kurioziteti për jetën e tij pas futbollit, Ronaldo: Jam i fortë edhe në biznes

Legjenda e Juventusit dhe Italisë, Alessandro del Piero ka realizuar një intervistë për Skysports me futbollistin më të mirë të vitit 2017, Cristiano Ronaldo. Dhe portugezi ka folur pa doreza për karrierën e tij, duke zbuluar detaje të pathëna më parë.

“Kur isha 17 vjeç shumë skuadra ishin të interesuara për mua, përfshi edhe Juven. Por Manchester United ofronte më shumë garanci dhe për më tepër Premier League ka qenë një ëndërr e fëmijërisë”, tha Ronaldo. “Flitej edhe për Real Madrid, por gjithnjë kam marrë vendime shumë decisive për karrierën time falë agjentit tim, Jorge Mendes”.

Dhe si në çdo ceremoni manaxheri i tij nuk mungon: “Më ka ndihmuar gjithnjë të bëj zgjedhjet e mia. Kujtoj që flitej shumë për bardhezinjtë: isha i lumtur për intesin e tyre, sepse ishte një klub i jashtëzakonshëm, por më pas vendosa për United. E doja më shumë kampioantin anglez se Serie A”.

Në fund Ronaldo ka folur për të ardhmen: “Për momentin jam i përqendruar te kjo që po bëj, edhe pse e di shumë mirë që herët a vonë do të vijë dhe tërheqja. Tani po shijoj të tashmen që është shumë e mirë, por jeta ime pas futbollit do të jetë shumë e bukur. Jam shumë i sigurt. Jo për paratë, por dëshirën që kam dhe për ato që do bëj: do të dëshiroja të bëja filma, pastaj duhet të manaxhoj hotelet, palestrat, linjën time me Nike… Kam nisur të mendoj për jetën pas futbollit që në moshën 27-28 vjeçare. E shoh veten si njeri të fortë në biznes”, deklaroi Ronaldo.

Related posts

Ronaldo ka frikë nga burgu, ka një propozim për shtetin spanjoll

Sadik.Autor

MILIONA DHE PRESTIGJ/ Derbi i kryeqytetit vjen ndryshe, titulli kalon nga “Air Albania”

F.autor

LIVE/ Serbi-Zvicër: Zbllokohet sfida me një gol të Mitrovic (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment