Futboll La Liga

Formacionet zyrtare: Real Madrid – Barcelona

Janë publikuar formacionet zyrtare për El Clasicon mes Real Madridit dhe Barcelonës.

Real Madridi dhe Barcelona do të përballen nga ora 13:00 në Santiago Bernabeu në kuadër të xhiros së 17’të në La Liga, shkruan Gazeta Express.

Si Zinedine Zidane ashtu edhe Ernesto valverde, kanë bërë të ditur formacionet me të cilat do të zbresin në fushë për “El Clasicon” e parë në La Liga për sezonin 2017/18.

Barça vjen e qetë në këtë takim, pasi prin në La Liga me 11 pikë më shumë se Reali, por që kjo e fundit ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Që gara për titull të jetë ende e hapur, Los Blancos duhet të marrin pikët e plotë, në të kundërtën Barcelona këtë edicion nuk duket skuadër që mund të gabojë shpesh.

Real Madrid: Navas, Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo, Kroos, Modric, Casemiro, Isco, Benzema, Ronaldo.

Banka rezervë: Casilla, Nacho, Bale, Theo, Lucas V, Asensio, Isco.

Barcelona: Ter Stegen, Sergi Roberto, Pique, Vermaelen, Alba, Busquets, Rakitic, Iniesta, Paulinho, Messi, Suarez.

Banka Rezervë: Cillesen, Semedo, Digne, Mascherano, Denis Suarez, Gomes, Vidal.

Related posts

Valverde tregon sa e komplikuar është ta fitosh titullin në Spanjë

Sadik.Autor

Sfida Champions/ Kukësi luan për 1.4 milionë euro ndaj azerëve të Karabak

Isa.Autor

“MË GËNJYEN DUKE MË THËNË SE…”/ Dani Alves zbulon arsyen e largimit nga Juventus (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment