Kategoria Superiore Shqipëri

Daja: Titulli nuk është i mbyllur, na duhet motivim maksimal

Trajneri Ilir Daja ka dalë në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së fundit të vitit ndaj Teutës. Trajneri foli për ndeshjen ndaj Teutës, për titullon dhe për merkaton.

Për Teutën

“Nesër, takimi i fundit dhe shpresojmë të shkojmë te fitorja për të uruar në mënyrën më të mirë tifozët për festat e fundvitit. Përballë kemi Teutën që nuk është në pozicion të mirë përsa i përket klasifikimit por shfaqet mirë në fushë dhe duhet ’djersitur’ për ta mbyllur siç edhe e kemi nisur kampionatin”

“Nën drejtimin tim rezultatet me Teutën flasin në favorin tonë. Statistikat gjithsesi nuk tregojnë asgjë dhe duhet të luftojmë fort për të fituar”.

Titulli

“Titulli nuk është ende i mbyllur. Kemi avantazh prej 9 pikësh që na jep qetësi për të punuar por në qoftë se duam të rritemi edhe më shumë duhet që në vazhdimësi të hyjmë me motivim maksimal”

Merkato

“Do të ndjekin në dinamikë merkaton me mbarim e sezonit. Nuk flas dot paraprakisht por një ekip si Skënderbeu duhet të përforcohet edhe më pas të mendojmë për shitje. Kam biseduar me presidentin. Ne si staf nuk kemi pushime pasi do të ndjekim disa lojtarë që mund të bëjnë diferencën dhe që kanë cilësi për ta çuar ekipin një hap më përpara”

Related posts

E FUNDIT/ Kukësi rikthen trajnerin që u shpall kampion, ja emri i konfirmuar

Delo.autor

SFIDA NDAJ KUKËSIT/ Egbo me një kuadër gjysmake, ja formacioni i mundshëm…

Delo.autor

MOVIOLA E DERBIT/ Enea Jorgji protagonist, arbitri elbasanas e bën lëmsh me kartonët

Delo.autor

Leave a Comment