Kategoria Superiore Shqipëri

Skënderbeu stërvitet mbi dëborë, Dita dhe Radas gati për Teutën

Temperaturave të ulta të ditëve të fundit duhet t’i përshtatet dhe futbolli si në rastin e Skënderbeut, që seancën e radhës stërvitore për ndeshjen e fundit të këtij viti në kampionat ndaj Teutës e ka zhvilluar mbi fushën e mbuluar nga dëbora.

Diçka me të cilin ujqërit e dëborës janë megjithatë të mësuar. Trajneri Daja ka marrë lajme pozitive nga infermieria në prag të ndeshjes me durrsakët teksa Bruno Dita është stërvitur me grupin dhe duhet të jetë i gatshëm për takimin e së premtes.

Lojtari, që vuante nga një frakturë në dorën e majtë pritet të luajë ndaj durrsakëve me një protezë karboni si ajo që përdori dhe Sabjen Lilaj disa javë më parë.

Por përveç 24-vjeçarit gjithashtu dhe Marko Radas është rikthyer me grupin duke bërë që trajneri Daja të ketë më tepër alternativa për të aktivizuar në sfidën e fundit të kampionatit për këtë vit, me kryesuesit e Superiores që do të provojnë t’i bëjnë një mbyllje sa më të mirë këtij viti përpara tifozerisë së tyre.

Related posts

ZYRTARE/ Kukësi arrin akordin me trajnerin e njohur austriak

Q.Autor

PAS LARGIMIT TË EGBO/ Ish-kapiteni i Tiranës favorit për të marrë drejtimin e “bardhebluve”

Delo.autor

EKSKLUZIVE/ DASHURIA PËR KOMBIN: BALE i jep fund “torturës” dhe zbarkon në Rinas

Isa.Autor

Leave a Comment