Futboll Seria A

Dopieta ndaj Bolognas, Bonaventura: Milani i ri po fillon

Jack Bonaventura i dha fitoren Milani ndaj Bolognas me rezultat 2-1 në Serie A.

Italiani shënoi dy gola dhe i dha Gennaro Gattuso fitoren e parë si trajneri i kuqezinjve.

“Ajo që ka rëndësi sonte është fitore, po vijmë nga një periudhë ku kemi punuar me intensitet të madh dhe tani rezultatet po e tregojnë”, ka thënë Bonaventura për Mediaset Premium.

“Kemi lojtarë kualitativë që të mbajmë topin sa më mirë dhe sonte e kemi provuar”.

“Shpresojmë të jetë një fillim i ri për Milanin. Ishte një paraqitje e mirë dhe duam të bëjmë më mirë. Jam i lumtur”.

“Në fillim të sezonit nuk isha në formë të mirë, por jam kthyer 100 per qind. Jam i lumtur për dy golat dhe se arrita të ndihmojë skuadrën”, ka shtuar italiani.

Ndeshja e ardhshme e Milanit është ndaj Hallas Veronës.

Related posts

Nantes-Monaco, historia favorizon miqtë

Sadik.Autor

NJË DRITË SHPRESE NË FUND TË TUNELIT/ Java e fundit e Serie A përcakton fatin e Milanit dhe të…

Delo.autor

TELENOVELA “SUPER LEAGUE”/ Urdhër gjykate për të turpëruar Ceferin, ultimatum UEFA-s për anuluar masat

Delo.autor

Leave a Comment