International

Dopingu ‘godet’ sërish, Zelanda e Re është ‘viktima’ e radhës

Një tjetër skandal dopingu po përfshin botën e sportit dhe këtë herë shteti i përfshirë është Zelanda e Re.

Sipas të përditshmes së këtij shteti “New Zealand Herald”, policia që po hetonte rreth një personi që jeton në Christchurch, që më pas përfundoi në burg për shitje të steroideve, ka gjetur prova që përfshijnë një numër të madh sportistësh, që kanë blerë substanca të ndaluara.

Në kompjuterin e personit janë gjetur të dhënat e “klientëve” të personit të arrestuar e dënuar, ndërkohë që të gjitha shitjet janë bërë përmes internetit.

Këto ngjarje kanë ndodhur në vitet 2014 e 2015, por shumë prej sportistëve janë ende aktivë dhe janë të një kalibri të rëndësishëm të sportit neo-zelandez.

Ndaj, për drejtorin e përgjithshëm të Komitetit Olimpik të këtij vendi bëhet fjalë për një skandal: “Një këmbanë alarmi, nuk mund ta injorojmë këtë që po ndodh”, ka thënë Peter Miskimmim.

Sipas gazetës që ka bërë publike lajmin, 40% e përdoruesve të substancave të ndaluara janë sportistë të regbisë, por asnjëri prej tyre nuk luan me kombëtaren e “All Blacks”. Madje asnjëri prej tyre nuk ka marrë pjesë në “Rio 2016”.

Related posts

Agjentët e lojtarëve fitime marramendëse

Q.Autor

Trajneri i Brazilit çudit të gjithë, zbulon listën e Botërorit 2018

Q.Autor

Zyrtare: Bert van Marwijk merr drejtimin e Australisë

Q.Autor

Leave a Comment