Basketball Të tjera

LeBron James drejt Houston, dyshe ëndrrash me James Harden

Ka ende kohë që të mbyllet sezoni 2017-2018 në NBA, madje ende nuk ka ardhur gjysma e tij, por koha për të menduar për të ardhmen nuk është asnjëherë herët. Dhe ai që do të mbajë pezull merkaton e verës së ardhshme në NBA është padyshim LeBron James, që më 30 qershor të 2018-ës do të jetë “free agent” dhe nëse vendos të ndryshojë ekip, mund të ndryshojë edhe rrjedhën e kampionatit të ardhshëm. Janë të shumtë ata që pyesin se cili do të jetë destinacioni i “King James”, do të qëndrojë në Cleveland, apo do të lëvizë drejt një skuadre tjetër, drejt Perëndimit, ashtu sikurse mendohet. Përflitet se do të luajë me Lakers, pasi së fundi ka blerë një vilë me vlerën e 23 milionë dollarëve në Los Anxhelos, ku pritet të shkojë sezonin tjetër edhe Paul George.

Nuk mungojnë zërat e një transferimi te Philadelphia, për të luajtur me Ben Simmons, Joel Embiid e të tjerët, por ka zëra së mund të shkojë në skuadra me histori në NBA, si Boston, Chicago apo New York. Por askush nuk kishte përmendur deri më sot një transferim te Houston Rockets, që duket se ka lëvizur në heshtje për të bindur lojtarin. Një ekip ku ai mund të fitojë realisht titullin kampion, pasi luan një tjetër përbindësh si James Harden apo Chris Paul, miku i LeBron. Ata mund t’ia mbushin mendjen LeBron James që të luajë me teksanët, duke krijuar një dyshe ëndrrash Harden-James, që do ta kishin frikë të gjithë. Në Houston kanë nisur që tani të ëndërrojnë dhe të stampojnë fanellat e para me emrin e “Mbretit James”.

Related posts

Giro d’Italia/ Yates njeriu për t’u mundur, Aru e Froome nuk mund të gabojnë më

Sadik.Autor

E PAZAKONTË/ E zbuluan që ishte LEZBIKE, familja nxjerr nga “certifikata familjare” atleten E NJOHUR

Isa.Autor

NBA/ Lakers fiton duelin e kreut me Denver, humbje surprizë e Milwaukee

Delo.autor

Leave a Comment