Bundesliga

Dyshes Ribery-Robben po i vjen fundi/ Bayerni vendos se çfarë do të bëjë me dy yjet

Dyshes së Bayern Munchen, Arjen Robben dhe Franck Ribery, u skadojnë kontratat në “Allianz Arena” në fund të këtij sezoni.

Shefi i klubit bavarez, Karl-Heinz Rummenigge, ka konfirmuar se gjiganti gjerman do të zhvillojë bisedime serioze me dyshen me përvojë.

Robben, i cili mbush 34 vjeç në janar, ka thënë muajin e kaluar se largimi nga futbolli është një opsion për të.

Ndërkohë, Ribery e ka shprehur dëshirën për të vazhduar të luajë për edhe tri vite tjera dhe më pas të tërhiqet.

Franck dhe Arjen kanë histori të madhe këtu dhe e dimë çka kemi me ta. Të dy janë shumë të rëndësishëm për ne. Është më rëndësi se si vazhdojnë ata. Por, nuk do të vendosemi në të ardhmen e afërt për këtë, edhe pse do të ketë bisedime serioze. Të themi në fillim të pranverës”, ka thënë Rummenigge.

Related posts

Martinez: Tek BAYERN ka vend vetëm për MESSIN, sepse është më i miri në botë

Isa.Autor

Bayern – Dortmund, finalja e parakohshme e Kupës së Gjermanisë

Q.Autor

Augsburg-Bayern, bavarezët duan titullin e gjashtë radhazi

Sadik.Autor

Leave a Comment