Kategoria Superiore Shqipëri

Edgar Çani drejt largimit, Partizani ‘hedh sytë’ nga Vllaznia

Ditët e mbetura në kalendarin e 2017- ës mund të rezultojnë të fundit edhe për ndonjë futbollist, si pjesë e Partizanit të sezonit 2017-2018. Procesi i spastrimeve nga radhët e të kuqve ka kohë që ka nisur, ku gjithçka e ka zanafillën me trajnerin Mark Iuliano dhe ndihmësin e tij, Dosena. Më pas u larguan 4 futbollistë, Barsrak, Shahinas, Selvaxhio dhe Herrera.

Xhovani La Kamera është i larguari i fundit në mënyrë zyrtare, por edhe Xhevahir Sukaj rreshtohet në këtë listë, ndonëse nuk ka vendim të zbardhur nga klubi për këtë rast. “Bomba” e merkatos së verës e Partizanit, por edhe e mbarë futbollit shqiptar, Edgar Çani, konsiderohet 180 minuta larg “divorcit” me të kuqtë. Para ndeshjes me Teutën u zbulua ultimatumi i fundit i klubit për sulmuesin, i cili nëse nuk do të luante në katër ndeshjet e mbetura, do të prishej kontrata.

Partizani

Dy ndeshje janë mbyllur pa Çanin, i cili as nuk ka qenë i grumbulluar. Tani ka mbetur transferta e Gjirokastrës dhe ndeshja me Vllazninë si “kamerdarja” e shpëtimit për Çanit, por gjasat janë minimale që ai të luajë. Edhe vetë lojtari e ka shfaqur së fundmi këtë rrezik, pasi dje ai u pa duke diskutuar me drejtorin sportiv, Antonelo Preiti, para fillimit të stërvitjes së djeshme, dhe më pas me trajnerin Starova.

Cani4

Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Teutën, “Bobi” ishte i qartë në shpjegimin e tij për situatën e Çanit, gjë, e cila lë të kuptohet se sulmuesi po shijon ditët e fundit te Partizani: “Çani s’është i gatshëm për të luajtur futboll. Ai nuk mund të marrë ngarkesën si të gjithë lojtarët e tjerë edhe në stërvitje. Nuk bëhet fjalë të jetë pjesë e skuadrës me këtë gjendje që ka tani.”

Cani

ERALDO ÇINARI- Mesfushori me tipare sulmuese i Vllaznisë, Eraldo Çinari, është kthyer në modë te Partizani, pasi ai është lakuar sistematikisht në merkatot e fundit të “demave”. Mësohet se 21- vjeçari pëlqehet sërish nga të kuqtë, të cilët kanë nisur kontaktet me shkodranin.

pjeshka cinari

Burime pranë lojtarit kanë bërë me dije për “Panorama Sport” se Çinari është telefonuar nga persona nga klubi kryeqytetas, por aktualisht gjithçka mbetet në kuadrin e bisedave dhe pëlqimeve. Në ditët në vijim pritet të ketë edhe kontakte konkrete, por që Çinari të vishet i kuq, duhet akordi i Vllaznisë, me të cilin 21- vjeçari është nën kontratë. Madje, kontrata është bërë pengesë edhe më herët që mesfushori me tipare sulmuese të bëhet pjesë e Partizanit.

Related posts

SFIDA NDAJ PARTIZANIT/ Shkodranët publikojnë njoftimin e rëndësishëm, ja thirrja për tifozët kuqeblu

Delo.autor

“MË PËLQEN PRESIONI”/ Mehmeti: Çështja e Liços te Partizani? Ja si qëndron e vërteta

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet pjesa e parë, Laçi surprizon TIRANËN në 45 minuta (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment