Futboll Kosova Shqipëri Sport

PAS NDESHJES BËRI GJESTIN E MADH/ Sulmuesi Muriqi: Festimi i golit në nder të martirëve

Megjithëse Vedat Muriqi mbrëmë gjeti golin pas disa ndeshjeve thatësirë, Fenerbaçe nuk ka arritur të fitojë në ndeshjen e përfunduar 2-2 kundër Antaliaspor.

Sulmuesi i Kosovës ka shënuar golin e parë të ndeshjes, duke kaluar skuadrën e tij në avantazh dhe ka vendosur të festojë në një mënyrë mjaft të veçantë.

Pasi e dërgoi topin në rrjetë ai mori disa nga shokët e tij të skuadrës dhe bashkë bënë një gjest ushtarak.

Pas ndeshjes, sulmuesi e ka sqaruar mesazhin, që ka dashur të japë me atë veprim. Në një intervistë për mediet turke, ai u shpreh se gjestin e ka bërë në nderim të ushtarëve të vrarë në luftën civile në Siri.

Ditët e fundit është raportuar nga mediet se plot 31 ushtarë turq kanë humbur jetën pas përshkallëzimit të luftës civile në Siri.

Kjo e ka prekur Muriqin, i cili e di mjaft mirë se çfarë do të thotë të humbësh jetën në luftë, pasi ka përjetuar tmerrin e luftës mes Serbisë dhe Kosovës në vitin 1999.

Pas ndeshjes ai është shprehur se rezultati nuk ka shumë rëndësi, ndaj faktit se kanë humbur jetën aq shumë njerëz.

“Po kalojmë ditë kur futbolli dhe të shënuarit e një goli nuk është e rëndësishme. Ushtarët tanë heroik u martirizuan. Është e vështirë të luash ndeshje në këtë mjedis, ka gjëra më të rëndësishme se futbolli. Unë nuk po shënoja gol kohët e fundit.

E bëra sot, por ne nuk mundëm të fitonim. Nuk varet nga ne të flasim teknikisht ose taktikisht. Nuk besoj do të shkojë vetëm kështu, fati do të na buzëqeshë edhe ne. Shpresoj të fitojmë javën tjetër”, u shpreh ylli i kombëtares së Kosovës.

Related posts

Kampionati Holandez/ Ajaxi i jep leksion Vitesses, Huntelaar kap Koeman

Isa.Autor

Publikohen formacionet zyrtare për ndeshjen midis Saint Etienne dhe PSG’së

Sadik.Autor

MERKATOJA E JANARIT/ Vonesa për të mbërritur në Shqipëri, mbrojtësi afrikan “luan” me Dinamon

Delo.autor

Leave a Comment