Futboll Seria A

Fassone akuzon UEFA-n: Vendimi për bilancin financiar, plotësisht politik!

Drejtori sportiv i Milanit, Marco Fassone, ka insistuar se vendimi i UEFA-s për t’i hedhur poshtë propozimet e Milanit për Financial Fair Play ishte plotësisht politik. Ai po ashtu e ka mbrojtur qëndrimin e pronarit të klubit, Yonghong Li, për të refuzuar dhënien e detajeve.

Derisa Milani po përballet me probleme në fushë pasi u mposht 3-0 nga Verona në javën e 17 të Serisë A, gjiganti italian po ashtu është duke u përballur me çështje jashtë saj, me UEFA-n që ia ka refuzuar kushtet e propozuara për Marrëveshjen Vullnetare për Financial Fair Play.

UEFA, në mënyrë specifike, është thirrur në mungesë të garancive për kredinë nga kompania Elliot Management dhe statusi i pasurisë së pronarit Yonghong Li.

Por, Fassone nuk pajtohet dhe mendon se Milanit po i bëhet e padrejtë.

“Mendoj se vendimi, megjithatë respektin për ata që e morën, ishte i natyrës politike”, ka insistuar Fassone

Related posts

E ARDHMJA E SUPER YLLIT KROAT/ Modric: Nëse vendos të largohem, do e bëja vetëm për…

Delo.autor

SEVILLA ME PORBLEME EKONOMIKE/ Gati sakrifica e madhe. Liverpool i interesuar, por duhen 65 milionë euro

Delo.autor

MILAN NË GJURMËT E MESFUSHORIT SHQIPTAR/ Agjenti i Januaj: Jemi në bisedime me “Kuqezinjtë”…

Delo.autor

Leave a Comment