Futboll Sport

Iniesta zgjedh Japoninë, gati firma me Vissel Kobe

Mes Kinës, Amerikës dhe Japonisë, Andres Iniesta zgjedh këtë të fundit. Marrin fund dilemat lidhur me të ardhmen e mesfushorit spanjoll i cili ka vendosur ta vazhdojë karrierën në shtetin nipon pikërisht në rradët e skuadrës Vissel Kobe.

Sipas asaj që shkruan gazeta ElMundoDeportivo, Iniesta po udhëton drejt Japonisë aty ku ditën e nesërme do të firmosë kontratën me Vissel Koben. Skuadra e re e Iniestës aktualisht pozicionohet në vendin e 6-të të kampionatit japonez ndërkohë që ish kapiteni i Barcelonës do të ketë shok skuadre një tjetër kampion bote siç është gjermani Lucas Podolski. Nuk bëhen ende të ditura termat e kontratës dhe paga vjetore e Don Andres megjithatë tashmë është e sigurtë që e ardhmja e mesfushorit do të jetë në Japoni.

Related posts

DO LUAJË NË FINALEN E “SUPER BOWL”/ Ylli i NFL-së merr kërkesën e pazakontë nga… pornostarja (FOTO)

Delo.autor

“U LARGOVE SHUMË SHPEJT”/ Icardi i jep lamtumirën: Faleminderit për atë që përjetuam bashkë…

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ FIFA merr vendimin për shtyrjen e Kupës Botërore të Klubeve. Ja data dhe vendi…

Delo.autor

Leave a Comment