Futboll La Liga

Fitorja ndaj Realit në ‘El Clasico’, Valverde tallet me Zidanen

Valverde ka gjetur kohë që të thumbojë Zidanin, pasi Barcelona e mposhti Realin në “Santiago Bernabeu”.

El Clasico e parë për këtë sezon në La Liga i ka takuar Barcelonës që e ka mposhtur 3:0 Real Madridin në “Santiago Bernabeu”.

14 pikë më shumë se Real Madridi, Barça po shkon sigurt drejt titullit kampion.

Ernesto Valverde ka gjetur kohë që të thumbojë Zinedine Zidanen pas fitores.

“Real Madridi na shkaktoi më shumë telashe me 10 lojtarë se me 11’të”, ishin fjalët e Valverdes.

“Është e vërtetë që kemi një avantazh të madh, por ende nuk ka përfunduar asgjë”.

“Kemi edhe ndeshjen e kthimit dhe shumë sfida tjera. Duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të shikojmë para”, shtoi ai.

Related posts

20 MINUTA DEBUTIM ME BARCELONËN/ Griezmann pëson një dëmtim të tmerrshëm (VIDEO)

Delo.autor

Kolni ndal Schalken, fiton Augsburgu

Sadik.Autor

ERDHI ME BUJË NË JANAR/ Mesfushori i Partizanit “ftohet” me trajnerin Daja

Delo.autor

Leave a Comment