Bundesliga Futboll

Rummenigge: Brenda prillit do të marrim një vendim

Presidenti i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, ka folur për çështjen e trajnerit: “Brenda fundit të prillit do të merret një vendim. Do të jetë një trajner gjerman. Tuchel? Asnjë peng, Salihamidzic ka folur me shumë trajnerë, mes të cilëve ka qenë edhe ai, i cili ka preferuar të zgjedhë një klub tjetër”.

Ndërkohë, sipas “AS”, Robert Lewandowski do të bëjë presion ndaj klubit bavarez që të transferohet te Real Madrid. Sulmuesi polak, gjithmonë sipas shtypit spanjoll, ka zgjedhur madrilenët si ekipin e tij të ardhshëm. Gjithsesi, për të vazhdojnë të interesohen PSG, Chelsea dhe United.

Kështu, Bayern është vënë në kërkim të një zëvendësuesi të mundshëm. Mes alternativave, sipas “AS”, janë Alvaro Morata, Edinson Cavani dhe Timo werner.

 

Related posts

Legjenda e Barcelonës: Nuk e shoh Neymar te Real Madrid

Q.Autor

DHURON SPEKTAKËL NË RUSI/ Ish-ylli i Skënderbeut i papërmbajtshëm, futet nga stoli dhe realizon dopietë (VIDEO)

Delo.autor

SHIFRAT/ Pandemia nuk u bëri asgjë “yjeve” të futbollit: Ja më të paguarit gjatë vitit 2021

F.autor

Leave a Comment