Futboll Seria A Sport

NUK SHËNOI/ Ronaldo: Fitore e rëndësishme, çfarë emocionesh në “Old Trafford” (FOTO)

Kampioni portugez i bardhezinjve përshëndet golin e Dybala, që i dha fitoren e çmuar Juventusit në “Old Trafford”, dhe nënvizon emocionet që përjetoi sërish në këtë stadium, ku spikati si yll i vërtetë në fillimet e tij. Përmes Instagramit, CR7 ka nënvizuar: “Një fitore e rëndësishme në një ndeshje shumë emocionale për mua. Ishte një ndeshje e madhe në “Old Trafford”, përsëri”.

Pra, tri pikë dhe emocione të mëdha për Cristiano Ronaldon, pas triumfit të kampionëve të Italisë në fushën e Manchester United. Ai nuk harron të ketë edhe falënderime për ish-tifozët, që e kanë mbështetur fort: “Faleminderit të gjithë tifozëve për pritjen dhe mbështetjen”. Vetë Ronaldo nuk shënoi dot ndaj ish-skuadrës së tij, por ishte iniciatori i golit të Paulo Dybala në ndeshjen e mbrëmshme.

 

Related posts

“DËSHIRA IME ËSHTË TË FITOJMË DERBIN”/ Flet presidenti Demi: Stolin e kemi më të fortë se vjet, shpresoj…

Delo.autor

TITULLI I PARË I EPOKËS SË KORONAVIRUSIT/ Ja skuadra që e fiton kampionatin në fushë për këtë vit

Delo.autor

Futbollisti irlandez bëhet milioner, fiton shumën e majme në lotari

Q.Autor

Leave a Comment