Kombëtarja

(FOTO) Lamtumira e kapitenit legjendar, momentet kur Lorik Cana emocionoi të gjithë shqiptarët

Një nga momentet më emocionuese të këtij viti që po lëmë pas ishte ceremonia e lamtumirës së Lorik Canës.

Ndonëse u tërhoq menjëherë pas përfundimit të Kampionatit Europian, kapiteni legjendar i Shqipërisë i dha lamtumirën zyrtare futbollit të luajtur më 9 tetor, në përballjen me Italinë në “Loro Boriçi”.

Image

Nën një atmosferë fantastike të krijuar në shkallët e stadiumit, Cana zbriti në fushën e blertë, së bashku me djalin e tij dhe u përshëndet për herë të fundit me tifozët, që kishin thërritur kaq shumë emrin e tij në kor.

Image

Lorik Cana iu bashkua Kombëtares shqiptare në qershorin e 2003-shit, kur skuadra drejtohej nga gjermani Hans Peter Brigel, ndërsa luajti për më tepër se 13 vite, për ta mbyllur me plotësimin e ëndrrës së tij dhe gjithë shqiptarëve, pjesëmarrjen në Kampionatin Europian ‘Francë 2016’.

Cana luajti 93 takime me Kombëtaren shqiptare, ndërsa që nga viti 2011 mbajti edhe shiritin e kapitenit.

Image

 

Related posts

Paraqitjet e Veselit me Shqipërinë, Empoli merr vendim për mbrojtësin shqiptar

Isa.Autor

274 MILIONË EURO PËR REVOLUCION/ Marash Kumbulla drejt klubit të madh anglez…

Delo.autor

NETHERLANDS-GERMANY/ Holandezët barazojnë shifrat, shënon Depay

Delo.autor

Leave a Comment