Futboll Kombëtarja Sport

Uzuni bën premtimin e madh: Më “ngrohin” golat e Grezdës dhe Kaçes, tifozë ejani në stadium 

Myrto Uzuni ka qenë një nga lojtarët e radhës që kanë dalë në konferencë për shtyp para gazetarëve. Sulmuesi i kombëtares shqiptare foli për fazën ofensive, formën e mirë që po kalon dhe frymën bashkëpunuese që ka brenda ky grup i skuadrës kuqezi.

Ai është besimplotë, që nëse përsëritet ndeshja e Izraelit, do të arrijnë të fitojnë kundër Skocisë. Në fund ka edhe një thirrje për tifozët, teksa i fton të jenë të pranishëm në “Loro Boriçi” sepse premton që Kombëtarja do të rikthehet në lojën e saj më të mirë.

DEKLARATA E MYRTO UZUNIT

“Besoj se sulmi duke parë lojtarët është në formë. Grezda ka shënuar, po ashtu edhe Kaçe. Besoj se goli do të vijë nëse vijojmë me atë ritëm që kemi pasur në Izrael.

Ndihem mirë që vëmendja është te unë, por dua të them që ne kemi më të rëndësishëm grupin se sa një individ. Kjo na bën ne më të bashkuar.

Kemi bërë një lojë shumë të mirë në Izrael, por nuk na deshi fati. Nëse bëjmë atë lojë, besojmë se do të arrijmë të fitojmë ndaj Skocisë.

Për mua është e rëndësishme të ndihmoj skuadrën. Për mua është e rëndësishme të ndihmoj skuadrën aty ku ka nevojë. Të shënosh me një klub është kënaqësi, por të shënosh me kombëtaren, është gjëja më e bukur.

I bëjmë thirrje tifozëve të jenë të pranishëm sepse ne na duhet pak kohë dhe ne do rikthehemi aty ku kemi qenë më përpara. Lojtarët me eksperiencë na kanë mbështetur shumë. Andi dhe të gjithë çunat, na kanë bërë të ndihemi mjaft mirë brenda grupit”, ka deklaruar ai.

Related posts

PAS 12 MINUTASH LOJË/ “Demi” Lautaro befason mbrojtjen e Torinos, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

PËRMBYS REZULTATIN/ Crystal Palace e trondit Cityn, ia shënon 2 gola për 2 minuta (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Tottenham-Bayern Munich. Rezultati 2-7

Delo.autor

Leave a Comment