Futboll Premier League Sport

DUAN TITULLIN/ KANE nxit shokët: Duhet të fitojmë TROFE, nuk jemi më fëmijë

Harry Kane ka nxitur shokët e ekipit të Tottenham se nuk janë më të rinj dhe se duhet të fillojnë të fitojnë trofe që këtë sezon. Tottenham ka bërë progres të madh nën drejtimin e Mauricio Pochettino në katër vitet e fundit por akoma nuk kanë fituar asnjë trofe nën urdhrat e argjentinasit.

Gjithsesi, Spurs e kanë nisur mirë sezonin, duke mposhtur Newcastle dhe Fulham dhe do të vizitojnë Manchester United të shtunën e ardhshme.

“Shiko, jemi një skuadër që ka bërë përmirësim të ndjeshëm në një kohë të shkurtër dhe duhet të vazhdojmë kështu. Tani duhet të fillojmë të fitojmë trofe pasi nuk kemi më djem të rinj.

“Jemi në një moshë ku kemi më tepër eksperiencë dhe duam të fitojmë. Duam të fitojmë gjithçka, dhe pikërisht këtë gjë do të provojmë.”

Related posts

“TËRBOHET GUARDIOLA/ Man City ofron 45 milionë euro për TALENTIN FRANCEZ

Isa.Autor

EURO 2022 U-19/ Shqipëria bëhet gati të presë 6 sfida eliminatore, sytë te “kuqezinjtë” e Cungut

Delo.autor

TIRANA-SKËNDERBEU/ Merita Halili “ndez” tifozët në “Air Albania” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment