Futboll Premier League

(FOTO) Përçahen lojtarët e Arsenal, goli festohet në 2 ‘kampe’

Thierry Henry mendon se problemet me kontratën e Alexis Sanchez te Arsenal kanë sjellë përçarje brenda skuadrës së “topçinjve” dhe kjo është vënë re gjatë festimit të një prej golave të shënuar nga kiliani ndaj Crystal Palace, ku u anashkalua nga disa prej shokëve të skuadrës.

Në momentin që Sanchez shënoi golin e dytë për Arsenal, në fitoren 3-2 ndaj Crystal Palace, vetëm disa futbollistë iu bashkuan në momentin e festës, ndërsa disa të tjerë festuan me njëri-tjetrin në mesfushë. Kjo e ka shtyrë “legjendën” e klubin londinez Henry të mendojë për një përçarje mes lojtarëve të Arsene Wenger…

Vetë Sanchez u duk i habitur nga sjellja e shokëve të ekipit dhe u përpoq t’i thërriste në festë. Pamjet filmike treguan kilianin duke pyetur Alexandre Lacazette përse grupi i futbollistëve të tjerë të Arsenal u soll në të tillë mënyrë.

Ndërkohë, opinionisti i “Sky Sports”, Henry, deklaroi: “Ka një përçarje brenda ekipit. Sanchez pyeti: përse ata nuk po vijnë tek unë? A doni të festoni? Ata nuk janë në fushë për Sanchez, ata janë në fushë për Arsenal. Arsenal shënoi, por ata nuk shkuan të festonin. Unë mendoj se pavarësisht se cili bën golin një ekip duhet të festojë i bashkuar me njëri-tjetrin.”

Alexandre Lacazette, Granit Xhaka, Shkodran Mustafi dhe Mesut Ozil ishin futbollistët që shkuan të festonin dhe të përgëzonin Sanchez, ndërsa Callum Chambers, Sead Kolasinac, Jack Wilshere, Hector Bellerin dhe Laurent Koscielny i kthyen shpinën dhe festuan me njëri-tjetrin, pavarësisht thirrjeve të Sanchez për t’u bashkuar me të. Gjithsesi, Wenger ka dalë në mbrojtje të Sanchez.

“Ai është një futbollist i madh dhe i përkushtuar maksimalisht për Arsenal. Paraqitje si ajo ndaj Crystal Palace është ajo për të cilat skuadra ka nevojë. Nuk dua të merrem me spekulime,” – tha trajneri.

Related posts

SERIE A/ Zyrtare, Liga italiane përcakton afatin e fundit të merkatos

Sadik.Autor

E BUJSHME TEK “DJAJTË E KUQ”/ Mbrojtësi i Serisë A do të bëhet blerja më e shtrenjtë, ja shifra e çmendur

Delo.autor

HISTORIA E PABESUESHME/ Pjatalarësi Van Dijk që mposhti vdekjen dhe arriti majën

Delo.autor

Leave a Comment