Gossip

FOTO/ Pique festoi fitoren në El Clasico me verëra të shtrenjta

Kishte shumë arsye për Piquen që të festojë të shtunën pasi Barcelona mposhti Real Madridin me rezultat 3-0.

Kjo ishte arsye mjaft e madhe që ai të hapë tri shishe me verë, në vlerë prej 5 mijë e 300 eurosh.

“Sot ja ka vlejtë”, shkroi ish-ylli i Barcelonës në një postim në Instagram me një fotografi me verëra të përzgjedhura.

Sipas specialistit të verës nga web faqja Vivino, Domaine du Comte Liger – Belair La Romanee Grand Cru Monopole 2008 ka një vlerë prej 3,360 eurosh dhe Chateau Latour Grand Vin Pauillac Premier Grand Cru Clasee 2000 ka një vlerë perj 1495 eurosh.

Kurse, Vega Sicilia Cosecha 1996 Unico ka një vlerë prej 479 eurosh dhe është “vera më e lirë” në koleksionin e Piques.

Është vështirë të thuhet se Pique nuk meritio një festë të tillë.

Barcelona u shmang 14 pikë në krye të tabelës së La Ligas me fitoren ndaj Real Madridit në Bernabeu.

Related posts

E DENONCON ISH-BASHKËSHORTJA E TIJ/ Për çfarë akuzohet Rafael Marquez (FOTO)

Isa.Autor

Aktorja e njohur rrëqeth: Futbollisti i Lacios më përdhunoi kur isha 18 vjeçe

Sadik.Autor

ICARDI DHE GJESTET SEKRETE NË INTERVISTË/ Wanda Nara: Mauro ishte i terrorizuar…

Delo.autor

Leave a Comment