Kategoria Superiore Shqipëri

Shtyhet Kategoria Superiore, kampionati rinis më 27 Janar

Futbolli shqiptar, i të gjitha kategorive, ka marrë pushimet dimërore. Futbollistë e trajnerë, por jo vetëm, do të festojnë pranë familjeve të tyre Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, pastaj do të rikthehen në veprim. Përfshirja në merkaton e janarit, sipas mundësive, është një imperativ për cilindo, ashtu sikurse “karikimi i baterive” në fazën përgatitore të kësaj periudhe, brenda e jashtë vendit. Por kur do të rifillojë kampionati i Kategorisë Superiore, ai më interesanti dhe më i ndjekuri? Për këtë ka bërë sot një njoftim zyrtar vetë FSHF-ja, organizatorja e garës:

“Me vendim qarkullues të Komitetit Ekzekutiv u vendos që java e 17-të e Kategorisë Superiore do të luhet në datën 27 janar 2018 dhe jo në datën 20 janar, siç ishte parashikuar më parë. Sektori i Garave pranë FSHF-së ka bërë këtë propozim, i cili është miratuar me vendim qarkullues të KE. Ndërkaq, për këtë vendim do të vihen në dijeni të gijtha ekipet pjesëmarrëse në Kategorinë Superiore”.

Related posts

Trajneri i FLAMURTARIT i kënaqur: Bushiç duhet të godasë… Veliu? Nuk ka futbollist ta…

Isa.Autor

VAZHDON TË TREGOJË FORMËN E MIRË/ Ish-futbollisti i Shqipërisë shkund rrjetën në Rumani (VIDEO)

Delo.autor

E FUNDIT/ Ardian Mema zbarkon tek Tirana, ja gjëja e parë që bën si bardheblu

Isa.Autor

Leave a Comment