Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E PIATEK/ Prandelli “vë bast”: Ky do të bëhet shpejt qendërsulmuesi më i mirë në Europë

Krzysztof Piatek ka një të ardhme si lojtar i nivelit të lartë. Këto janë fjalët e Cesare Prandelli, trajnerit të tij te Genoa, ndërkohë që bomber polak thuhet se është një hap larg nga Milani. Në një intervistë ish-trajneri i kombëtares së Italisë vlerëson sulmuesin e ekipit ligurian:

“Ky është një lloj i lojtarit, që nuk e kam drejtuar ndonjëherë. Piatek ka të gjitha karakteristikat e rëndësishme: një fizik të mirë, forcë, intuitë për të lexuar lojën dhe rezistencë. Eshtë një futbollist i plotë, mund të luajë si sulmues i parë apo i dytë. Eshtë shumë efikas në zonë. Për moshën që ka, ai mund të bëhet qendërsulmuesi më i rëndësishëm europian. Unë e shoh atë në një klub të madh”.

Prandelli pastaj flet edhe për zgjedhjen e bërë, që të drejtojë Genoa: “Dua të bëj gjëra të rëndësishme këtu. Preziosi? Ai ka një personalitet të fortë dhe të veçantë, më bindi me projektin. Ka ide shumë interesante për të ardhmen dhe e pranova ofertën me entuziasëm. Jam i lumtur këtu dhe shpresoj ta ndihmoj Genoa për t’u përmirësuar. Ky sezon është vendimtar për të ditur se çfarë drejtimi merr e ardhmja jonë.

Megjithatë, nuk duhet të harrojmë të tashmen. Kjo do të thotë që të largohemi sa më shumë të jetë e mundur, dhe sa më shpejt, nga zona e fundit të renditjes. Genoa ka një histori të madhe dhe tani duam të shkruajmë historinë tonë. I dua djemtë që po stërvis. Shumë prej tyre janë të rinj, por kanë personalitetin dhe forcën për të luajtur në stadiumin tonë. “Marassi” është një stadium që frikëson edhe fanellat më të rënda, por gjithashtu mund të na japë krahë për të fluturuar”.

Ish-trajneri axurr tregon edhe se çfarë kampionati ka gjetur, pas gjithë kësaj kohe “emigrim”? “Në vitet e fundit, Juventusi ka bërë diferencën. Pas tij janë disa ekipe, që luftojnë për vendet deri tek i katërti. Të tjerët luajnë për “Europa League”, por ka një pjesë edhe që duan të largohen fundit të klasifikimit. Gjithsesi, në krahasim me disa vite më parë, po luhet një futboll më proaktiv”, – thotë Prandelli.

Duke qenë një emër i njohur i trajningut italian, Prandelli thotë fjalën e tij edhe për ndikimin që ka ardhja e Cristiano Ronaldos në Serie A: “Ai sjell shumë entuziasëm. Fakti që zgjodhi Serie A do të thotë se po kthehemi në një kampionat shumë të rëndësishëm”.

Related posts

Rrëfehet Lichsteiner: Jam s’i një 28-vjeçar, s’është momenti të them…

Isa.Autor

NUK NDALEN ME PËRFORCIMET E MËDHA/ Juventusi bën një tjetër goditje, synon yllin francez…

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Transferohet në Greqi tek Apollo Larisa ish-lojtari i Kamzës… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment