Futboll Seria A

(FOTO) Tifozët e Milanit e quajtën parazit, shpërthen e fejuara e Antonio Donnarummës

Vëllai i Gigio Donnarummës ka mbrojtur portën e Milanit në ndeshjen e djeshme ndaj Interit, dhe ka bërë një performancë të kënaqshme. Ai ia doli ta ruajë portën e paprekur, duke bërë një ndeshje të mirë dhe duke u’a mbyllur gojën tifozëve të Milanit, të cilët e quajtën parazit para disa kohësh.

Donaruma

Duket se e fejuara e Antonio Donnarummës e ka prirur shumë ktë moment, dhe kur ai erdhi ajo ka shpërthyer ndaj atyre që e kritikuan.  Ajo ka postuar një foto në “Instagram” duke shkruajtur, “Më në fund i ke bërë të heshtin! Kisha kohë që po e prisja këtë moment, të kanë thënë gjithçka edhe pse nuk i njihnin cilësitë e tua si lojtar”.

cattura

“Ata që duhej të të kishin mbështetur të kanë quajtur parazit. Dhe ti ke pranuar gjithçka me përulësi, madje kam qenë unë ajo që zemërohesha dhe ti më thoje se nuk duhej të shqetësohesha, se për ty kishin rëndësi vetëm ajo që mendonin njerëzit e afërt, si unë.

Në momentin e fundit të kanë thënë se do të luaje në një ndeshje shumë të rëndësishme dhe të vështirë. Dhe për këtë arsye ke treguar dyfish vlerën tënde. Faleminderit për emocionet që më ke dhuruar… edhe pse nuk është një gjë e mirë kur je në muajin e 9 të shtatzanisë… kam rrezikuar të lindja”.

Related posts

Kupa e Botës/ Egjiptianët bëhen gati të pushtojnë Rusinë

Sadik.Autor

Sot, luhet java e 22-të në Superligë. Vëmendja tek Kukësi-Skënderbeu (FOTO)

Q.Autor

“ISHTE ZHGËNJYER SHUMË”/ Maradona humbet ekuilibrin, rrëzohet gjatë ndeshjes (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment