Futboll Seria A

Zyrtare: Paolo Cannavaro pensionohet nga futbolli

Paolo Cannavaro ka njoftuar se do të pensionohet nga futbolli dhe do ta ndihmojë vëllain e vet, Fabion, në skuadrën kineze, Guangzhou Evergrande.

“Do të jetë një vit i ri dhe një jetë e re”, ka thënë Cannavaro, transmeton Express.

Cannavaro do t’i thotë lamtumirë jo vetëm Sassuolos por edhe futbollit profesional në përgjithësi këtë të shtune gjatë ndeshjes mes Sassuolos dhe Romës, dhe më pas 36-vjeçari do t’i bashkohet vëllait të vet në Kinë.

“Kam dashur të lë gjurmë në fushë dhe jashtë saj. Ambiciet i kam pasur shumë të forta, dhe për këtë, dua ta falënderoj presidentin Squinzi dhe Carnevalin. Ata po më japin një mundësi që nuk është e lehtë ta fitosh midis sezonit. Do ta ndihmoj Fabion si bashkëpunëtor teknik. Mund t’i stërvit ata që luajnë më pak gjatë sezonit”, ka shpjeguar Cannavaro.

Related posts

TERROR NË MEKSIKË/ E pazakontë, një person qëllon me kallashnikov gjatë një ndeshje futbolli (VIDEO)

Delo.autor

CIKALLESHI REALIZON GOL NË TURQI/ I 3-ti me fanellën e Adanaspor

F.autor

RRËFIMI I FRIKSHËM I FUTBOLLISTIT/ Vrasje, magji e zezë dhe inçest

Isa.Autor

Leave a Comment