Breaking News Ekskluzive Futboll Sport

NGA MARADONA TEK PAOLO ROSSI/ Humbjet e mëdha të futbollit gjatë vitit 2020

2020-ta do të mbahet si një vit i zi për futbollin dhe jo vetëm. Pas dy humbjeve të rënda në pak ditë siç ishin ndarja nga jeta e legjendës Diego Armando Maradona dhe ish-trajnerit të Argjentinës Alejandro Sabella.

AlpeSport.al ju sjell disa humbjet e mëdha të futbollit gjatë vitit 2020

Diego Maradona

Pak kohë më parë legjenda e futbollit argjentinas, Diego Maradona ndërroi  jetë pas një sulmi në zemër në moshën 60 vjeçare. Ish-mesfushori dhe menaxheri sulmues i Argjentinës kishte një operacion të suksesshëm pas një mpiksje gjaku në tru në fillim të nëntorit. Pastaj u njoftua se ai do të trajtohej për varësi nga alkooli.

Alberto Klementi

Një ngjarje e trishtë është raportuar disa ditë më parë ne mediat italiane. Badibillderi i famshëm, Alberto Klementi, është gjetur i vdekur në moshën 49-vjeçare në rrethana misterioze, në apartamentin e të dashurës së tij në Venecia. Ai dyshohet se vuante së fundmi nga një sëmundje, ndërkohë që teksa po shkonte në tualet, nuk u kthye më.

Zherard Hulie

Një tjetër emër i madh i futbollit europin ndërroi sot jotë. Ish-tekniku francez Zherard Hulie vdiq mëngjesin e sotëm në moshën 73-vjeçare.  Lajmi u konfirmua nga mediat franceze. Nuk dihet ende shkaqet e vdekjes së tij, por së fundmi ai u operua në Paris nga zemra. Hulie drejtoi gjatë karrierës PSG-në, Lionin, Liverpulin, Francën etj. Suksesin më të madh e arriti me “Të kuqtë” në vitet 2001-2003 duke fituar Kupën Uefa dhe Superkupën e Europës.

Paolo Rossi

Ish-futbollisti italian, Paolo Rossi, i cili udhëhoqi ekipin kombëtar drejt fitores në Kupën e Botës në 1982, ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e dha gruaja, Federica Cappelletti, e cila postoi në Instagram një fotografi të tyre së bashku me fjalët në italisht “Per sempre” (Përgjithmonë!).

Alehandro Sabella

Ish-trajneri i kombëtares argjentinase në vitin 2014, Alehandro Sabella është ndarë nga jeta mbrëmjen e sotme në moshën 66-vjeçare. Ai shfaqi komplikacione dhe u dërgua me urgjencë në spital para pak ditësh pas problemeve në zemër dhe më pas humbi jetën.

Rai Klemenc

Portieri legjendar Rai Klemenc. Ish-gardiani i Liverpulit, Totenhemi dhe i kombëtares së Anglisë, ndërroi jetë në moshën 72-vjeçare. Ai u cilësua si një nga portierët më të mirë të brezit të tij, teksa numëron plotë 61 paraqitje me Anglinë. Klemenc fitoi 3 Kupa Europiane dhe 5 tituj, në Kategorinë e Parë. “Me shumë trishtim, ne shkruajmë për t’ju bërë të ditur se Rai Klemenc, vdiq sot i qetë, i rrethuar nga familja e tij e dashur. Pasi luftoi kaq shumë, për një kohë kaq të gjatë, ai tani është në paqe dhe nuk ka më dhimbje”, thuhet në deklaratën e familjes së tij.

Bruno Martini

Ka ndërruar jetë ish-portieri francez, Bruno Martini në moshën 58-vjeçare pasi pësoi një atak kardiak. Martini zhvilloi 31 ndeshje me Francën, teksa nga viti 1999 deri në vitin 2010, ishte trajner i portierëve me ekipin kombëtar të Francës. Gjithashtu ai ishte edhe pjesë e Okser dhe Montepelie në kampionatin francez, ku zhvilloi 152 ndeshje. Gjatë kohës që ishte trajner i portierëve, Martini fitoi Europianin me Francën në vitin 2000.

Pierino Prati

Legjenda Pierino Prati, u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare, duke humbur betejën me sëmundjen, që e kishte mbërthyer prej kohësh. Prati ka pasur një karrierë të shkëlqyer si futbollist, teksa në Itali fitoi gjithçka, titull e Kupë, ndërkohë që me Milanin ngriti edhe European Cup (Champions League sot), Kupën Interkontinentale dhe dy herë Kupën UEFA. Në vitin 1968 ishte pjesë e Italisë, ku fitoi edhe Europianin, ndërkohë që dy vite më pas shkoi edhe në Botërorin e Meksikës. Gjatë karrierës së tij, ish-sulmuesi kuqezi shënoi 100 gola në 232 ndeshje të Serie A. Në sezonin 1967/68 ai doli golashënuesi më i mirë i kampionatit italian, me 15 gola.

Related posts

E BUJSHME/ Juventus synon të marrë shërbimet e mbrojtësit Van Dijk, ja oferta “faraonike”

Delo.autor

LIVE/ Teuta-Shamrok: Kapitullojnë durrsakët, një gafë në mbrojtje i dhuron irlandezëve golin e dytë

Delo.autor

Bayern: Refuzuam Alexis Sanchez pasi donte një pagë shumë të lartë

Q.Autor

Leave a Comment