Futboll Premier League

Frikë për Lukaku-n, United barazon dhe humb vendin e dytë

Manchester United i Jose Mourinho-s është në krizë. “Djajtë” kanë barazuar 0-0 me Southampton dhe kanë humbur vendin e dytë në renditje, që i është marrë nga Chelsea. Diferenca prej 14 pikësh me Manchester City-in mund të shkojë në 17 pikë, nëse “Qytetarët” bëjnë detyrën nesër në fushën e Crystal Palace.

Ndeshja ka filluar shumë keq për vendasit që kanë humbur Romelu Lukaku-n pas 12 minutash lojë. Sulmuesi bleg ka marrë një goditje në kokë në minutën e nëntë dhe ka rënë në tokë pa ndjenja. Pasi ka marrë ndihmën e parë të stafit mjekësor, ai është larguar nga fusha me barrelë dhe me maskë oksigjeni. Para këtij momenti, ka qenë pikërisht Lukaku që ka shkuar shumë afër golit, por goditja e tij me kokë ka shkuar pak sipër traversës.

Lukaku sort sur civière

Image impressionnante pour Romelu Lukaku qui sort sur civière après un choc avec Wesley Hoedt! Il souffre d'une commotion. Courage, Big Rom'! Belgian Red Devils #VOOsportWorld

Gepostet von VOOsport, la communauté am Samstag, 30. Dezember 2017

Miqtë janë kundërpërgjigjur me James Ward-Prowse, i cili është ndalur nga David de Gea, që ka bërë një pritje të bukur. Rasti i fundit i pjesës së parë është krijuar nga vendasit, të cilët kanë shkuar afër golit me Juan Manuel Mata, por portieri McArthy i miqve ka bërë një super pritje, me tifozët e “Djajve” që nuk u kanë besuar syve.

Pjesa e dytë ka filluar me një tjetër mrekulli të De Gea-s, i cili ka përdorur këmbët për të ndalur gjuajtjen e bërë nga Shane Long në minutën e 51-të. Pas sulmeve të vazhdueshme, United ka arritur të gjejë golin në minutën e 82-të me Paul Pogba, por është anuluar pas sinjalizimit të anësorit për një pozicion jashtë loje të francezit. Ky ka qenë edhe emocioni i fundit i kësaj ndeshje që është mbyllur në barazim pa gola. Një rezultat që hap krizën e skuadrës së Jose Mourinho, që nuk fiton prej katër ndeshjesh të luajtura në të gjitha kompeticionet.

Related posts

SPALLETTI PRANË LARGIMIT/ “Tërbohen” tifozët ZIKALTËR, duan CONTEN në pankinë

Isa.Autor

FRANCË-KROACI/ Historia e finaleve favorizon debutuesit

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Manchester United mposht Villarreal me përmbysje në frymën e fundit falë CR7

Delo.autor

Leave a Comment