Futboll Seria A Sport

KËRKON PËRFORICIME NË EKIP/ Inter nis kontaktet me agjentin e sulmuesit De Paul, ja plani “Zikaltër”…

Interi e ka seriozisht për Rodrigo De Paul. Sipas asaj që kanë mësuar mediat italiane, zikaltërit kanë nisur kontaktet me agjentin e futbollistit argjentinas.

Sulmuesi i Udineses është një emër shumë i fortë për merkaton, ndoshta që në janar, edhe pse ka më shumë të ngjarë që gjithçka të finalizohet për sezonin tjetër.

Futbollisti i klubit friulian shpesh ka thënë se ka ardhur momenti të bëjë kërcimin e tij në një klub me ambicje më të mëdha se thjesht mbijetesa.

Natyrisht, do të duhet që zikaltërit të heqin disa lojtarë ose të sakrifikojnë dikë, por fillimisht duhet parë se çfarë do të ndodhë gjatë sezonit.

Related posts

E PAQARTË ÇËSHTJA FABREGAS/ Milani kthen sytë nga fantazisti i Udineses

Delo.autor

BOMBASTIKE/ Barku dhe të PASMET, dy pjesët e preferuara të Carol (FOTO)

Isa.Autor

STATISTIKAT PËR GOLAT E REALIZUAR/ Njihuni me 10 “tredhëmbëshat” më të mirë në Europë

Delo.autor

Leave a Comment