Kategoria Superiore Shqipëri

Gjici zhvillon “samit” me Kukësin, nuk hiqet dorë nga titulli

Sot paradite, në ambientet e kubit të Kukësit, presidenti Safet Gjici ka mbledhur në një analizë lojtarët dhe stafin teknik. Në këtë mbledhje u diskutua në lidhje me takimin e ditës së shtunë, ku ekipi kampion humbi ndaj Lushnjës, duke lënë edhe 3 pikë shumë të vlefshme dhe mundësinë për t’iu afruar më shumë kreut të Superiores.

Presidenti Gjici ka kërkuar nga lojtarët dhe stafi arsyet që çuan në këtë humbje, që Kukësi nuk e kishte pësuar me lushnjarët që nga viti 2012. Trajneri Mlladen Milinkoviç në fjalën e tij tha se mban përgjegjësi për këtë paraqitje dhe do të analizojë me kujdes çdo mangësi, që kjo gjë të mos përsëritet.

Edhe lojtarët diskutuan me përgjegjësi për gjendjen në të cilën ndodhen, duke u zotuar se gjithçka do të ndryshojë në dy ndeshjet në vazhdim. Objektiv i padiskutushëm është nënvizuar me forcë marrja e tri pikëve në Durrës, këtë të diel.

Në ditët në vazhdim, stafi teknik do të analizojë me përgjegjësi të gjitha gabimet që çuan në humbjen e papritur dhe shokuese me Lushnjën dhe marrjen e masave për ndeshjet në vazhdim.

Gara vazhdon, asgjë nuk ka përfunduar, kështu vlerësohet nga kampionët e vendit në fuqi, të cilët premtojnë se do të bëjë më të mirën për të arritur objektivin kryesor, fitimin e kampionatit.

Related posts

FUTBOLLI SOLIDAR/ Bylisi dhe Eros Grezda zbulojnë shumat e dhuruara për të dëmtuarit

Delo.autor

BESON TË FITOJË GJYQIN NË CAS/ Shehi i kënaqur me skuadrën: Kjo ecuri na bën që të kemi vetëbesim, duhet të presim…

Delo.autor

SHQIPËRIA PËRGATITET PËR GRUMBËLLIMIN E RADHËS/ Sulmuesi gati të ndërrojë kombëtare

Delo.autor

Leave a Comment